Një grua ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën Beograd-Nish, afër qytetit të Mihajllovacit, afër Smederevës, rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Vetura me targa zvicerane, në të cilën ndodhej një familje nga Tetova gjegjësisht nga Radiovca, për shkaqe të panjohura ka dalë nga rruga. Gruaja që ndodhej në sediljen e pasagjerit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, përcjell TS.

Pas aksidentit, është arrestuar burri i saj i cili drejtonte veturën, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në Prokurorinë Themelore në Smederevë.

Fatmirësusht fëmija në sediljen e pasme ishte i padëmtuar.

Fëmija është nën kujdestari të përkohshme të Qendrës për punë sociale në Smederevë.

Siç bëhet e ditur, familja është nga fashti Radiovcë – Tetovë dhe jeton në Zvicër, mosha e tyre është rrth 30-tave./TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com