Ndryshimin në gjithçka por edhe në politike e sjellin veprimet dhe punët konkrete e jo vetëmse deklaratat e kota të politikanëve

Ejup Berisha
Te ne jeta gjatë kohë do të thoja deri para një muaji ishte zi, politika ishte e tillë zi ekonimia e ligjshme ishte vetëm zi, jeta kulturore gjithashtu ishte e ngjashme por dhe aspektet e jetës sociale nuk ndryshonin apo ishin vetëm zi. Shkojmë më tutje këtu te ne edhe teoria politike ishte e zezë por edhe konceptet e teorisë së demokracisë ishin me ngjyrën zi por edhe të kuptuarit si dhe zbatimi praktik i saj ishin vetëm zi. Ne si njerëz këtu te ne gjatë kohë nuk jemi munduar që të ndryshojmë asgjë sinçerishtë dhe realishtë që nga koha e monizmit dhe krenohemi e mburremi se e kemi bërë ndryshimin e duhur e të domosdoshëm në çdo aspekt të jetës shoqërore. Ne ndryshimin e kemi kuptuar vetëmse në aspekt deklarativ e jo edhe në aspekt faktik. Në fund të fundit deklaratat nuk ndryshojnë dhe nuk mund të ndryshojnë asgjë nëse nuk bëhet diçka konkrete dhe reale në aspektin faktik apo nuk veprohet në aspekt të zbatimit të gjërave që thuhen. Në fund të fundit faktet determinojnë gjithçka në jetë e jo vetëmse deklaratat. Njerëzit mund të deklarojnë shumë gjëra por këta nëse nuk bëjnë veprime konkrete për zbatimin e asaj që e kanë thënë dhe e thonë ato deklarata mbeten gjëra të kota e me këtë edhe të parëndësishme. Ne para tridhjetë vitesh na është thënë se dikush e ka bërë ndryshimin e sistemit politik që nënkupton edhe sistemin e çeverisjes nga autokracia në demokraci por kot kjo gjatë kohë ka ngelur vetëmse në aspekt deklarativ pasiqë në aspekt faktik gjatë kohë ska pasur asgjë më ndryshe nga ish sistemi komunist. Në fund të fundit njerëzit janë demokrat nëse bëjnë punë aktivitete, veprime dhe akcione reale dhe konkrete e jo këto të mbesin vetëmse në deklaratat e tyre. Ne deri para zgjedhjeve të fundit Parlamentare kishim vetëmse demokrat të cilët vetëmse deklaronin dhe demokraci vetëmse deklarative e jo demokrat që vepronin dhe demokraci në veprim. E demokrat real dhe demokraci reale ka vetëm kur njerëzit që deklarojnë diçka këta edhe veprojnë në aspekt faktik demokratik. Nga kjo del se ne deri para një muaji e disa ditësh kishim vetëmse sistem demokratik deklarativ por jo edhe veprues dhe politikan demokrat fiktiv e jo edhe demokrat faktik dhe veprues. Me ndryshimet e bëra politike janë rritur bindjet dhe janë shtuar shpresat se do të mbahet llogari që ajo çka deklarohet në politikë nga politikanët edhe do të realizohet në praktikë. Izeti,Arbeni,Afrimi dhe Bilalli besojmë se do ti mbajnë mëngët ngritur dhe ato gjëra që i kanë premtuar edhe do ti realizojnë në interes dhe në të mirën e të gjithë qyteterëve në shtet. Ndryshimi ka kur veprohet e jo vetëmse kur deklarohet. Aktorët e ndryshimit në skenën politike shqiptare duhet të fusin risi në politikë këta duhet të flasin por edhe të veprojnë. Nga veprimet konkrete lindin faktet dhe pasojat ndërsa vetëmse nga deklarimet lindin shpesat dhe pritshmëritë e kota. Ndërsa nga gjërat e kota nuk ka levërdi askush. Prandaj e përshëndes Ndryshimin e bërë në politikë por ai duhet ta shton gatishmërine e zbatimit dhe veprimit real dhe konkret pa këto të fundit do të rriten dhe shtohen shpresat dhe pritshmëritë e kota sic thashe edhe me heret..