Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami do të largohet më në fund nga Sassuolo, pas përpjekjeve të shumta.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Siç raporton “Sky Sports Scotland”, mesfushori shqiptar do të nënshkruajë më klubin kryeqytetas, Rangers.

Nga kjo marrëveshje, Sassuolo do të përfitojë të paktën 4 milionë euro.

Nedim Bajrami me Sassuolon ranë në Serie B, pasi përfunduan në zonën e rrezikshme sezonin e kaluar.

Më herët në karrierën e tij, Bajrami ka luajtur edhe për Empolin në futbollin italian.

Mesfushori shqiptar hyri në historinë e futbollit, duke u bërë lojtari që shënon golin më të shpejtë në një kampionat europian.

Bajrami shënoi në sekondën e 23-të ndaj kombëtares së Italisë në ndeshjen e parë të “EURO 2024” për Shqipërinë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com