Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë thirrje për protestë nesër në Bujanoc.

Protesta do të mbahet nga ora 11:00 në Sheshin e Bujanocit.

Kjo protestë është kundër shtypjes, diskriminimit që i bëhet shqiptarëve nga Beogradi zyrtar.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës, Të nderuar shqiptarë të Luginës, Kanë mbetur edhe pak orë nga PROTESTA. Protestë për drejtësi, barazi. Kundër shtypjes, diskriminimit e shkeljes që na bëhet nga Beogradi. Të dalim bashkë, pa dallim. Të ngrisim zërin tonë. Për IDENTITET e DINJITET. Zërin e shqiptarëve të diskriminuar. Takohemi nesër në ora 11:00 në Sheshin e Bujanocit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume