Klubet gjithandej ,vazhdojnë brenda afatit kalimtarë të përforcohen me lojtarë të ndryshëm për të arritur synimet e tyre në futboll.

Këtu është edhe Neshat Murati i cili tashmë është lojtar i skuadrës elitare në Shqipëri K.F. Kukësi duke bërë një hap të madh në karrierë edhe për shkak të moshës së re dhe kualiteteve që posedon si futbollist informon Tetovasot.

Murati është vetëm 22-vjeç, ndërsa i njëjti pjesën më të madhe të karrierës së tij e kishte kaluar në Kroaci (tetor 2021, janar 2024).

Murati është prodhim i shkollës së Shkëndijës së Tetovës.

 

Si një i ri shumë premtues, ai kishte qenë pjesë edhe e përfaqësueses U17 të Maqedonisë, si dhe të Kombëtareve U18 dhe U19 të Shqipërisë.TS