Notarja, Hana Beiqi ka dështuar të kualifikohet në gjysmëfinale të garës së notit 50 metra stil i lirë të shtunën në Lojërat Olimpike Paris 2024, ku është renditur në vendin e 43-të.

Notarja kosovare doli e fundit në baterinë e saj, me kohën 27.34 sekonda, pamjaftueshëm për ta siguruar një vendin në mesin e 16 më të mirëve.

15-vjeçarja nuk arriti as kohën e vet më të mirë në këtë disiplinë, 26.74 sekonda, qe e kishte arritur në Kampionatin Evropian të Notit më 2023.

Ky ishte debutimi i Beiqit në Lojëra Olimpike