OBSH-ja ka lëshuar një alarm epidemiologjik me rrezik të lartë për virusin Oropouche, në Amerikën Latine. Midis 1 janarit dhe 30 korrikut 2024, u konfirmuan 8078 raste të infeksionit. Në Brazil numërohen 7284 raste, 356 në Bolivi, 290 në Peru dhe 74 në Kubë dhe Kolumbi. 65% e totalit u regjistrua në Amazonën braziliane.

Megjithatë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, transmetimi i etheve Oropouche është regjistruar gjithashtu në 10 shtete braziliane jashtë rajonit të Amazonës. Midis tyre është shteti Bahia, ku u raportuan edhe dy vdekje.

Të dhënat u bënë publike nga OPS-ja (Organizata Shëndetësore Panamerikane). Sipas ekspertëve, rreziku i lidhur me virusin Oropouche po rritet për shkak të ndryshimeve klimatike, shpyllëzimit të Amazonës, urbanizimit të pakontrolluar dhe aktiviteteve njerëzore që ndikojnë në habitatin natyror, duke favorizuar kështu përhapjen e patogjenit.

Çfarë është virusi Oropouche dhe cilat janë simptomat? Oropouche i përket grupit të arboviruseve, si dengoja, chikungunya dhe zika dhe paraqet si simptoma si: ethet, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, si edhe marramendje, të dridhura, të përziera dhe të vjella.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume