Asgjë për t’u bërë për Kristiano Ronaldon, i cili sheh gjithashtu Superkupën e Arabisë Saudite t’i ikë nag duart. Një disfatë e rëndë e pësuar nga Al Nassr e tij ndaj Al Hilal të zakonshëm, i cili dominoi kampionatin saudit sezonin e kaluar. Pas një goli tjetër nga kundërshtarët e tij, Kristiano Ronaldo lëshoi “avull” në mënyrë dramatike në fushë, duke akuzuar shokët e tij me gjeste mjaft ofenduese (vuri dy duart në njërën anë të kokës, si për të thënë flini gjumë, flini).
Duhet thënë se finalja e Superkupës së Arabisë kishte nisur mirë, vërtet shumë mirë, për Kristiano Ronaldon. Në fakt, portugezi i kishte dhënë epërsinë skuadrës së tij para pushimit mes dy pjesëve. Është e turpshme që në vetëm 17 minuta lojë, mes minutave 55 dhe 72, Al Nassr pësoi 4 gola dhe u “përmbys” si ekip foshnjarak.
Një kolaps i papritur dhe në një farë mënyre i pashpjegueshëm, i cili fjalë për fjalë e tërboi Cristiano Ronaldon, ndërsa kundërshtarët e tij festuan rikthimin e bujshëm. Mes protagonistëve ishte edhe ish-lojtari i Lazios, Sergej Milinkoviç Savic, autor i golit që barazoi rezultatin.
Për më tepër, nuk është hera e parë që Ronaldo akuzon bashkëlojtarët e tij pas një disfate. Një episod i ngjashëm ka ndodhur edhe te Juventusi, kur portugezi ka imituar të njëjtin gjest frike, pas eliminimit në Ligën e Kampionëve ndaj Ajaksit.
Si të mos mjaftonte kjo, për të plotësuar dramën e portugezit, në momentin e ndarjes së çmimeve, kapiteni i Al Hilal mori Superkupën dhe para se ta ngrinte në qiell imitoi festën e Messit me rastin e triumfit në Botërorin “Katar 2022”. Një gjest që shumëkush e pa si një provokim ndaj Kristiano Ronaldos.
رونالدو يفجر غضبه على لاعبي النصر و يشير بأن الفريق نايم 😨😴#الهلال_النصر #كأس_الدرعية_للسوبر_السعودي https://t.co/YdoxmTvChC pic.twitter.com/cJYSPA7k49
— KHALID ALOLYAN 🇸🇦🐪 (@OLYAN15K) August 17, 2024