Dramatike paraqitet situata në Atikën verilindore në Greqi që prej mesditës të së dielës, duke nisur nga Varnavas, ku vatra e zjarrit është e madhe. Pamjet që shihni janë kapur nga pasagjerët e aeroplanëve që mbërrijnë në Atikë gjatë natës.
Pak para orës 6 të mëngjesit zjarri kishte mbërritur në Penteli me një urdhër evakuimi për Pentelin e Vjetër dhe të Ri si dhe dy spitalet e zonës.
Zjarri është krejtësisht jashtë kontrollit dhe vazhdimisht ndryshon drejtim, ndërsa brenda gjysmë ore mbërriti nga Avenue Dionysos në Penteli dhe tani shkon në Nea Makri. Mësohet se janë tre fronte dramatike: Grammatiko, Penteli dhe Anatoli Nea Makri.
Për më tepër shihni pamjet e frikshme.
Θέα από αεροπλάνο προσγειωνοντας Μορντορ…εεε Αθήνα.#φωτια pic.twitter.com/bcFC9Ve5Ff
— Karyothraystis…. (@karyothraystis) August 11, 2024
Η #φωτιά μέχρι και την κορυφή της #Πεντέλης
Το ότι δεν έχει μπει στη Νέα Πεντέλη είναι γιατί φυσάει ανάποδα από τον οικισμο pic.twitter.com/4p9LuP6jo5— Μπούρμπουνας (reborn) (@skourkos2012) August 12, 2024