Pas aksidentit sulmuan burrin,bashkëshorten dhe vajzën e tij, arrestohen dy persona nga Tërnova e Gostivarit

Me datë 12.08.2024, në ora 17:40 në rrugën e ,,Ilindenit” në Gostivar, punonjësit policorë të Policisë së Gostivarit kanë privuar nga liria dhe arrestuar personat F.T.(53) dhe Q.T.(24), të dy nga fshati Tërnovë i Gostivarit. Ata dyshohet se rreth orës 17:00 në rrugën e ,,Ilindenit” në Gostivar, pas një aksidenti të mëparshëm trafiku në mes të një motoçiklete të drejtuar nga K.T. dhe automjeti BMW me marka kombëtare gjermane, të cilën e drejtonte A.I (44) nga Tetova me vendbanim të përkohshëm në Republikën Federale të Gjermanisë, e kanë sulmuar fizikisht A.I., bashkëshorten dhe vajzën e tij dhe ka tentuar t’i sulmojë ata edhe me një send të mprehtë, por janë penguar nga efektivët e policisë. Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.TS