Pas kryqit gjigant që u ndërtua në Draçevë të Shkupit, komuna e Kisella Vodës, tani është ndërtuar edhe një shadërvan në formë të kryqit.
Nga komuna thonë se është rregulluar edhe hortikultura dhe hapësira e gjelbër në afërsi.
“Vazhdojmë me punë dhe projekte të përkushtuara që përditë e përmirësojnë cilësinë e jetës së të gjithë banorëve tanë”, tha kryetari i komunës, Orce Gjorgjievski.