Pas shumë spekulimeve për një lidhje, Adrola Dushi dhe Capital T publikojnë fotografi pranë njëri-tjetrit

Për një kohë të gjatë, ka pasur spekulime për një lidhje mes Capital T dhe Adrola Dushi.
Tani, duket se dyshja kanë vendosur të mos e fshehin më marrëdhënien e tyre, pasi kanë publikuar një fotografi të mrekullueshme së bashku.
Në një postim të fundit në Instagramin e saj, Adrola ka ndarë një imazh ku shfaqet e lumtur në krah të këngëtarit Capital T, gjatë koncertit të tij “Time Capsule III”.
Imazhi ka marrë një mori komentesh dhe reagimesh nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur entuziazmin e tyre për këtë zhvillim, shkruan Telegrafi.