Piloti i aeroplanit që “ra nga qielli” në Brazil është identifikuar si një 35-vjeçar me dhjetë vjet përvojë.

Kapiteni Danilo Santos Romano u emërua sot si viktima e parë e përplasjes së tmerrshme në qytetin Vinhedo, shkruan Daily Mail.

Romano nga Sao Paulo punoi si pilot për më shumë se një dekadë dhe iu bashkua Voepass Airlines në vitin 2022, tregon profili i tij në LinkedIn.

Ai kishte regjistruar më shumë se 4,500 orë fluturimi dhe është përshkruar si “gjithmonë i buzëqeshur” dhe “i gatshëm për të ndihmuar” kolegët.