Në fshatin Dumnicë e Poshtme të Podujevës gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person pasi raportohet se i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa derrave të egër të cilët ia kishin dëmtuar misrin.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja si dhe një armë AK-47 së bashku me një karikator.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari u lirua dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.