Policia e njeh identitetin e personit të tretë të dyshuar, i cili është në arrati, dhe po ndërmerren masa për ta gjetur atë informon Tetovasot.

Policia është vënë më kërkim të personit të tretë pas kapjes së dy personave tjerë të vrasjes që ndodhi sot në parkingun tek “Mavrovka”.

Sipas disa informacioneve të Tetovasot po përdoren edhe helikopter në ndërkohë që janë mbyllur edhe disa rrugë të zonave të caktuara përfshirë këtu ato në Nerez,Saraj etj.

Ndryshe sot në SPB Shkup është raportuar një vepër penale e vrasjes në hapësirën e parkingut para qendrës tregtare “Mavrovka” në Shkup, ku një person është qëlluar me armë zjarri dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Policia menjëherë ka ndërmarrë masa operacionale dhe taktike, duke mbyllur një pjesë të zonës urbane, kontrolluar disa banesa dhe automjete, ku janë përfshirë forcat speciale të policisë, helikopterë dhe dronë. Konkretisht, në zonën e komunës së Çairit është vërejtur një automjet që u përpoq të ikte, gjatë së cilës personat në automjet kanë rezistuar duke përdorur armë zjarri. Oficerët e policisë janë kundërpërgjigjur, pas së cilës një person është arrestuar. Gjatë masave të mëtejshme është arrestuar edhe një person tjetër, ndërsa policia e njeh identitetin e personit të tretë të dyshuar, i cili është në arrati, dhe po ndërmerren masa për ta gjetur atë.