Policia e Tetovës arreston personin e denoncuar për sulm seksual ndaj ish-partneres së tij
Më datë 31.07.2024 në ora 14:34, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin H.A (30) nga Tetova, i cili një ditë më parë është raportuar për sulm seksual ndaj ish-partneres së tij 25-vjeçare. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse. TS