Më datë 10.08.2024, në periudhën nga ora 00:00 deri në ora 04:00, zyrtarët policorë nga SPB- Tetovë, sipas planit të përgatitur paraprakisht, kanë kryer kontroll aksion lidhur me praninë e të miturve në objektet hotelierike, si dhe shërbimin me alkool tek të miturit, gjatë të cilave janë kryer kontrolle në tre objekte, ku në njërin prej tyre në rrugën ,,Iliria” është gjetur e mitura nga fshati Jazhincë dhe i është dorëzuar axhës së saj H.M (47) nga Jazhinca. Lidhur me ngjarjen është bërë kallëzim përkatës për kundërvajtje sipas nenit 21 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.TS