Më datë 01.08.2024, në ora 01:20, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në autostradën Tetovë-Gostivar, në pikën e pagesës rrugore-Tetovë, kanë ndaluar personin A.I. (28) nga Sedllarca e Epërme e Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka qenë duke vozitur automjetin me patentë shoferi të falsifikuar. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.TS