Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka parandlauar një rast të kontrabandës me mallra.

Kjo ka ndodhur në magjistralen Bujanocë-Gjilan, në fshatin Crep.

Automjeti ishte me targa serbe dhe vozitej nga një shtetas i Serbisë. Për këto mallra nuk ka pasur asnjë dokument përcjellës.

“Parandalohet një rast i kontrabandēs me mallra. Prishtinë më 25 Gusht 2024 Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS. Në magjistralen Bujanocë-Gjilan në fsh.Crep është ndaluar automjet me targa serbe dhe drejtues një shtetas i Serbisë”.

“Gjatë kontrollit tē automjeti është vërejtur se kishte të ngarkuar 111 palë patika të ndryshme tē firmave të mbrojtura. Për mallrat e lartshenuara nuk kishte asnjë dokument pērcjellës dhe dyshohet se janē sjellur nē mēnyrē tē kontrabanduar nē Kosovë. Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë Dheu i Bardhë. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganes së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës.