Real Madridi e ka marrë fitoren e parë sezonale në La Liga.

“Los Blancos” triumfuan pastër 3:0 ndaj Valladolidit në shtëpi, në kuadër të xhiros së dytë në elitën e futbollit spanjoll.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar.

Në minutën e 50-të, Valverde me gol të bukur nga gjuajtja e lirë zhbllokoi sfidën.

Krejt në fund, në minutën e 88-të, Brahim Diaz me gol të bukur e dyfishoi epërsinë.

E krejt në sekondat e fundit të kohës shtesë, Endrick shënoi për 3:0

Kësisoj, Real Madridi tani ka katër pikë pas dy ndeshjeve dhe qysh në start është dy pikë prapa rivalit, Barcelonës.

Në anën tjetër, Valladolid mbetet në kuotën e tri pikëve.