Një tërmet me magnitudë lokale prej 2.4 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 04:48, epiqendra e të cilit i përket zonës Dellçevë-Berovë, 124 kilometra në juglindje të Shkupit, njofton Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko- natyror.

“Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga banorët e qytetit të Pehçevës me rrethinë me intensitet prej III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane”, informon Observatori.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume