Instituti i Shëndetit Publik raporton rreth 30 raste me COVID-19 në ditë. Nga Komisioni për Parandalimin e Sëmundjeve Infektive deklarojnë se situata është nën kontroll. Megjithëse variacionet e reja janë më ngjitëse, ato ende nuk manifestojnë pamje të rëndë klinike dhe pacientët më së shumti trajtohen në ambulance, ndërsa spitalet janë të zbrazëta, thotë doktor Zllate Mehmedoviç.

“Numri më i madh i rasteve do kisha thënë 99% prej rasteve trajtohen në ambulanta sepse flitet për simptoma të lehta, mirëpo meqenëse flitet për variantet më të reja të kovidit, transmetueshmëria është më e lehtë dhe ato simptomat e ëmbla të cilat paraqiten shumë shpesh, mund të konvertohen në pasqyrë pozitive të virusit ‘SARS COV 2’, por nuk ka nevojë për mbajtje të maskave. Komisioni dha propozim për mbajtje të maskave, veçanërisht të atyre grupeve me rrezikshmëri më të lartë, atëherë kur duhet të qëndrojnë në hapësira shumë të frekuentuara nga njerëzit.” – tha Dr. Zllate Mehmedoviç.

Ndërkohë që numri i të infektuarve me COVID 19 po rritet, numri i të sëmurëve nga pertusi ka rënë ndjeshëm. Nga 16 deri më 22 gusht janë raportuar vetëm dhjetë raste të reja të kollës së madhe, që është 52% më pak se javën e kaluar.

Dy nga rastet e reja janë hospitalizuar dhe kanë një pamje klinike më të rëndë. Sipas doktor Mehmedoviç, rënia e numrit të rasteve është rezultat i rritjes së përhapjes së vaksinimit, por sipas tij është ende herët për të shpallur përfundimin e epidemisë.

“Më gëzon fakti që pas atij angazhimi maksimal në punktet e vaksinimit të cilën e ndoqëm 6 muajt e kaluar, më në fund e jep rezultatin e duhur, për më shumë se 63,000 doza të vaksinimit ka qysh nga muaji janar të këtij viti e deri sot dhe ajo praktikisht përputhet me numrat të cilët i kemi pa nga raporti i fundit, por ende nuk mund të shpallim përfundimin e epidemisë, ashtu siç ishte e shpallur në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, por na gëzon fakti që është ulur numri i PERTUSIS të paktën nga raporti i fundit që ka dalë.” – u shpreh Dr. Zllate Mehmedoviç.

Që nga fillimi i epidemisë së pertusisit në Maqedoni, deri më 22 gusht janë regjistruar 1.032 raste të kollës së madhe.