Shefi i CIA-s, William Burns ndodhet në objektin e Qeverisë së Kosovës për takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ky takim nuk ishte paralajmëruar paraprakisht nga Zyra e Kryeministrit.
Burns zbarkoi në Prishtinë mesditën e së enjtes, për t’u takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
As takimi mes tyre nuk ishte paralajmëruar nga zyra e Osmanit.
Rreth takimeve të së enjtes nuk është deklaruar askush nga palët.
Në Prishtinë, drejtori i CIA-s erdhi pas vizitës në Sarajevë e Beograd.