4 ndeshje, 4 fitore për Barcelonën në këtë fillimsezon.
Katalonasit triumfuan thellë 7:0 në shtëpi ndaj Valladolidit, në një ndeshje ku gjithçka shkoi në perfeksion për skuadrën e Hansi Flick.
Ishte dita e Raphinhas që shënoi tre gola dhe dhuroi dy asiste sot.
Braziliani e hapi llogarinë e golave në minutën e 20-të për 1:0, kurse katër minuta më pas, Leëandoëski dyfishoi epërsinë pas asistit nga Yamal.
Jules Kounde shënoi në fundin e pjesës së parë për 3:0.
Raphinha shënoi edhe dy herë radhazi në minutën 64’ dhe 72’, i asistuar nga Leëandoëski dhe Yamal.
Dani Olmo shënoi për 6:0 në minutën e 83-të, e dy minuta më pas Ferran Torres shënoi për 7:0. Të dy këto gola u asistuan nga Raphinha që kishte një paraqitje për notën 10-të.
Kësisoj, Barcelona vazhdon e vetme në krye të tabelës me pikë të plota nga katër ndeshjet e para, 12.
Në anën tjetër, Valladolid mbetet në pozitën e 12-të me katër pikë nga po aq përballje.