Një skandal i paparë pritet nesër të ndodh në Myftininë e Tetovës. Siç mëson portali TS, Reis Shaqir Fetahu bashkë me Selver Xhemailin pritet që të marrin me dhunë godinën e Myftinisë së Tetovës edhe pse nuk ka asnjë vendim nga Gjykata Themelore e Tetovës dhe ajo e Apelit të Gostivarit.

Seanca e radhës për kreun e Myftinsë është me 11 e tetorit 2024, por nesër pritet që të ushtrohet dhunë ndaj punonjësve të Myftinës për të lëshuar objektin dhe të vazhdoj si Myfti Selver Xhemaili.

Ende nuk dihet se si do të asistojë policia, edhe pse nuk ka vendim gjykate, nga MPB nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për asistencë policore për një ndëryhrje të tillë.

Pas gjithë këtij insistimi për të marrë me dhunë Myftininë e Tetovës shtrohet pyetja pse Shaqir Fetahu dhe Selver Xhemaili bëjnë çmos para vendimit të Gjykatës për të marrë Myftinë e Tetovës.

Nga ana tjetër sot, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Myftinsë së Tetovës është vendosur që punonjësit bashkë me Myftiun mos të lëshojnë objektin pasi është shkelur Kushtetuta e BFI-së dhe Shtetit.