Strugë, ka ndërruar jetë një djalë 4 muajsh
“Një djalë katër muajsh nga një fshat i Strugës është sjellë nga prindërit në Repartin e Fëmijëve në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë pa shenja jete. Sipas njoftimit, paraprakisht kanë thirrur ekipin e Emergjencës Mjekësore – Strugë, i cili ka bërë reanimacion në shtëpinë e familjes, pas së cilës foshnja është dërguar në spital, ku është konstatuar se ka vdekur”, tha Dimoski zëdhënsi i policisë së Ohrit.