Stuhia e breshërit që ka zgjatur për 30 minuta në fushën e Maliqit ka shkaktuar dëme të shumta në vreshtari, kultura bujqesore dhe frutikulture.
Dëmet me të mëdha janë shkaktuar në fshatin Koritë.

Sipas banorëve dëmet me të mëdha janë në vreshtari dhe perime. Sipas tyre, për shkak të stuhisë se madhe balta ka hyrë në oborret e banesat e tyre.

Dëme ka patur edhe në fshatrat Sovjan e Pirg, aq sa stuhia ka hequr çati banesash

Nga ana e bashkisë Maliq bëhet me dije se do të ngrihet një grup pune për të verifikuar dëmet e shkaktuara nga breshëri. /vizionplus.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume