Me datë 09.08.2024, në ora 23:45, zyrtarët policorë të Policisë së Gostivarit kanë privuar nga liria personin O.Sh (26) nga Gostivari.  Ai është denoncuar nga J.U.(31) nga Bellovishti i Gostivarit, se në parkun e qytetit e ka sulmuar djalin e tij të mitur.  Ai është ndaluar në komisariat dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS