Ministri për Çështje Evropiane, z. Orhan Murtezani, sot u takua me ambasadorin e Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, z. Angell Angellov, me rastin e përfundimit të mandatit të tij. Në këtë kontekst, theksi i takimit u vu në marrëdhëniet bilaterale për bashkëpunimet e ardhshme.
Ministri Murtezani theksoi rëndësinë e mbajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bullgarinë, veçanërisht përmes Programit për bashkëpunim ndërkufitar të INTERREG IPA, e ko-financuar nga Bashkimi Evropian. Ky program mundësoi projekte të rëndësishme të përbashkëta, të cilat kontribuan në krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe të besueshme ndërmjet rajoneve kufitare. Në takim u theksua potenciali për vazhdimimin e bashkëpunimit, duke përfshirë nismat strategjike, siç është hapja e planifikuar e pikës kufitare Klepalo/Strumjani, që pritet të përmirësojë ndërlidhjen rajonale.
Të dyja palët konfirmuan përkushtimin e tyre për bashkëpunimin e mëtejshëm në sferat e interesit të përbashkët, duke përfshirë edhe hulumtimin e mundësive për bashkëpunim në kuadër të reformave të lidhura me BE-në. Ministri Murtezani i uroi sukses ambasadorit në aktivitetet e tij të ardhshme.
Mgid