Arben Taravari nga VLEN i është përgjigjur deklaratave të djeshme të kreut të ZNAM, Maksim Dimitreivski, përcjell TV21. Taravari thotë se për VLEN-in, edhe ZNAM është pjesë e qeverisë, ndërsa thotë se me deklaratat e fundit, Dimitrievski po përpiqet të marrë pikë politike.

“Nuk dua ta komentoj z.Dimitrievskin. Mendoj se është shumë e ulët, ideja e atij është që të poentojë në këtë periudhë dhe është puna e tij. Mund të komentoje, për mua është pjesë e kësaj qeverie edhe Dimitrievski por mënyra se si mundohet të marrë përkrahje politike, më duket shumë e ulët, dhe jo e mirë edhe për atë sepse vitin e ardhshëm besoj se kandidon përsëri partia e tij në Kumanovë dhe do t’i duhen votat shqiptare”, the mes tjerash Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume