Në tetor ose nëntor pritet të shpaloset plani për ndërtimin e dy spitaleve, atë të Kërçovës dhe atë të Shtipit, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Ministri Taravari thotë se objektet do të lëshohen për përdorim, dy vjet pas fillimi të ndërtimit.

“Unë shpresoj dhe jam i sigurt që për herë të parë, vitin e ardhshëm do të fillojnë të ndërtohen dy spitale në të njëjtën kohë dhe maksimum 2 vjet pas fillimit të ndërtimit, do të lëshohen për përdorim”, pohoi Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume