Tetovarit pas kthimit nga Italia në llogarinë e tij të transaksionit në bankë i ishin shpenzuar 690.000 denarë, policia po e heton rastin

Me datë 12.08.2024 në ora 13:30 në SPB-Tetovë, 55-vjeçari nga Tetova, me qëndrim të përkohshëm në Itali, ka raportuar se pas kthimit në vendlindje, ka kontrolluar llogarinë e transaksionit në bankë dhe është njoftuar se janë shpenzuar rreth 690.000 denarë nga llogaria e tij përmes transaksioneve në internet. Po merren masa për zbardhjen e rastit. TS