Tottenham Hotspuri e ka shënuar fitoren e parë në edicionin aktual të Premier Leagues.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Tottenhami të shtunën e ka mposhtur Evertonin me rezultat të thellë 4:0 në kuadër të javës së dytë të sezonit.

Mesfushori Yves Bissouma në minutën e 14-të shënoi për 1:0 me asistimin e Dejan Kulusevskit.

Dhjetë minuta më pas, Heung-Min Son shënoi për 2:0.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2:0, ndërsa në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga trajneri Ange Postecoglou i realizoi edhe dy gola të tjerë.

Mbrojtësi Cristian Romero realizoi për 3:0 në minutën e 71-të.

Golin e fundit në ndeshje për Tottenhamin e shënoi Heung-Min Son.

Tottenhami në ndeshjen hapëse të edicionit 2024/2025 barazoi me Leicester Cityn me rezultatin 1:1.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com