Mesfushori skocez, Scott McTominay, e ka përfunduar qëndrimin 22-vjeçar te Manchester Unitedi dhe i është bashkuar Napolit të premten në mbrëmje.

Lajmi është konfirmuar nga të dyja klubet.

27-vjeçari McTominay iu bashkua Unitedit në moshën pesëvjeçare dhe zhvilloi 178 paraqitje në Premier League, qëkur debutoi në vitin 2017.

Transferimi i skocezit i ka kushtuar skuadrës së Serie A, 30.5 milionë euro.

McTominay është transferimi i dytë madhor për Napolin nga Premier League, pasi gjatë javës i siguroi edhe shërbimet e Romelu Lukakut nga Chelsea.

Ndeshja e fundit e tij me fanellën e “djajve të kuq” ishte të shtunën, në disfatën 2:1 nga Brightoni.