Me datë 08.08.2024 rreth orës 21:00, në SPB-Tetovë, pas raportimit të mëparshëm se janë dëgjuar të shtëna në një aheng familjar në Tetovë, në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga SP-Tetovë, ku në oborrin e shtëpisë së personit V.A (24). nga Tetova, janë vërejtur mbetje të mjeteve piroteknike të vilat kishin qenë paraprakisht të aktivizuara, të cilat janë fotodokumentuar dhe pronarit i është përgatitur raport përkatës për konstatim të shkeljes nga neni 31 i Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike. TS