Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur se ka filluar hetimet për një rast të vdekjes që ka ndodhur në Dragash, shkruan Gazeta Metro.
PK’ja ka njoftuar se viktima, mashkull kosovar, ishte dërguar pa shenja jete në një klinikë private.
Në raport shtohet edhe se, sipas familjarëve, viktima ka përdorur një sasi të medikamenteve.