Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast në Gjakovë, ku një person duke drejtuar traktorin, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur të enjten në Gjakovë, në ora 14:00.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume