Dy pacientë të moshuar, të cilët ishin të prekur nga COVID-19 dhe sëmundje të tjera të rënda, kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Kosovë.

Dy pacientë, të cilët ishin të prekur nga COVID-19, kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Kosovë.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka bërë të ditur se të dy pacientët, përveç infeksionit me koronavirus, kishin edhe sëmundje të tjera të rënda.

“Të premten ka ardhë një pacient në moshën 80 vjeçare, i cili ka pasur sëmundje shumë të rënda me karcenom dhe sëmundje tjera, dhe njëkohësisht ka rezultu testi për Covid pozitiv dhe e kanë sjell në Intenziv dhe ai ka vdekur dikur për 2 orë. Dhe, po të premten ka qenë një pacient tjetër me probleme në mushkri edhe ai ka rezultuar pozitiv dhe ai ka vdekur, në Klinikën Infektive”, ka thënë Vishaj për Telegrafin.

Pavarësisht këtyre rasteve, Vishaj theksoi se situata epidemiologjike në vend është e qetë.