Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e ndodhur sonte në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi për Gazetën Express se lidhur me rastin është vetëdorzuar “një person e dyshuara: -N.M., femër”.

Konfirmimi i plotë:

Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person dyshuara: -N.M. femër .

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume