Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se partia e tyre synon të dalë e para në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ai ka thënë se nëse PDK-ja nuk del e para në zgjedhje, do të qëndrojnë në opozitë.

“Kam mendimin tim se Vetëvendosje vet nuk do të jetë e interesuar të jetë në koalicion me PDK-në, sidoqoftë unë si prej politikanëve dhe deputetëve që prej fillimit që kam qenë në të gjitha legjislaturat, mendoj që partitë serioze që duan pushtet, kur nuk janë shumicë duhet të rriten. Unë mendoj që nëse nuk dalim të parët duhet me qenë në opozitë”, ka thënë Haliti në një intervistë për KosovaPress.

Haliti ka folur edhe për datën e mundshme të zgjedhjeve të parakohshme.

Ai ka thënë se nëse nuk ka konsensus të partive politike që zgjedhjet të mbahen në vjeshtë, atëherë si 26 janari, 2 shkurti, 9 shkurti apo 16 shkurti i vitit 2025 duhet të jenë të përshtatshme.

Deputeti i PDK-së thotë se se ideja e shpërndarjes së Kuvendit është e gabuar politikisht.