Sot shënohen 20 vite nga themelimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, tashmë e quajtur Partia e Lirisë.
Këtë përvjetor, Ilir Meta ka zgjedhur ta festojë ndryshe, duke vazhduar aventurat e tij në natyrë, por pa harruar të thumbojë, ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi.
Meta ka ndarë një video në Facebook, ku ka falënderuar të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e partisë, ndërsa ka përkujtuar disa nga figurat që kanë dhënë kontribut në Partinë e Lirisë, por sot nuk janë më.
Ndërkohë, Meta nuk shmangu as një mesazh për Monika Kryemadhin, me të cilën tashmë janë në proces divorci. Pa e përmendur Kryemadhin me emër, Meta kujton Konventën e 27 prillit, duke thënë se i dha fund nepotizmit dhe korrupsionit. Kujtojmë që në këtë Konventë u nda edhe rruga politike e Metës dhe Kryemadhit, pasi ky i fundit e largoi nga strukturat e partisë.