Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, është ndarë nga jeta në moshën 44-vjeçare. Ish-deputeti pësoi arrest kardiak. Mësohet se ish-ligjvënësi demokrat, ka pësuar arrest kardiak në ambientet e hotel “Rogner” në Tiranë.
Mësohet se Gerti Bogdani, është shtruar në spital ditën e sotme, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Gerti Bogdani u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare.
Gerti Bogdani (lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë), politikan shqiptar, ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’.[1]
Rikthehet më pas në Shqipëri, duke e filluar karrierën e tij profesionale në fushën akademike në Universitetin e New Yorkut –Tiranë. Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.