Më datë 04.09.2024 në ora 10:00 në DPB-Gostivar, një 58- vjeçar nga Gradeci i Gostivarit, ka raportuar se është mashtruar nga dy avokatë në lidhje me një pronë të cilën e ka blerë me kontratë për shitblerje dhe e cila ishte në proces të kalimit të pronësisë. Sipas raportit, me falsifikimin e nënshkrimeve të tre paditësve të pretenduar për prokurë, ata kanë parashtruar padi në Gjykatën Themelore të Gostivarit për konstatimin e pronësisë mbi pronën, përkatësisht tre personat dyshohet se kanë pasur marrëveshje verbale me disa shitës për blerjen dhe shitjen e pronës. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS