Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Prizren, gjegjësisht në Carralevë, ku janë përplasur një kamion me një autobus.

Sipas dëshmitarëve, kamioni ka shkuar në drejtim të autobusit dhe si pasojë ky i fundit ka përfunduar në kodër.

Klankosova.tv e ka kontakuar edhe Policinë e Kosovës lidhur me këtë aksident dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare