Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari ka dalë nga rruga, është përmbysur në rrugë dhe më pas është përplasur kokë më kokë me një mjet që kalonte.

Automjeti drejtohej nga një 27-vjeçare, e cila nuk ka pësuar lëndime.

Përplasja e rëndë shkaktoi plagosjen me pasojë vdekje të drejtuesit të motoçikletës, i cili u transportua me autoambulancën e EKAV në Spitalin e Përgjithshëm Thira, ku u konstatua vdekja.

Policia rrugore po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, shkruan Top Channel.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume