Në Stubëll, do të mbahet mend përgjithmonë, paraqitja fantastike e Drejtuesit te lartë të LPK-së, Themeluesit të tri Ushtrive Çlirimtare, Kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Kryetarit të BDI-së e Liderit të Frontit Europian, Ali Ahmeti.
Më poshtë, mund ta lexoni të plotë, fjalimin historik të Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe kombit shqiptar AlinAhmeti, mbajtur në Stubell, të Komunës së Vitisë e të malsisë së Shkupit!
Jemi në një vend simbolik, që domosdo, mund ta them zëshëm, që vij nga Shkupi i Pjetër Bogdanit dhe Manastiri i Gjergj Fishtës.
Nga Manastiri i Gjergj Fishtes, të cilit me aq përkushtim, e respektuan besimet, para lufte e gjatë lufte këtu, në Kosovë, që ishte postulat i Gjergj Fishtes: bajram e pashkë i kemi të ndarë, por Shqipërinë e kemi bashkë!
Dhe besimtarët këtu, si ata të krishterë e musliman, bajram e pashkë i kishin të ndarë, por UÇK-në, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Kosovën i kishin bashkë!
Sigurisht kjo është një ngjarje, që edhe përkujtohet Presidenti Ibrahim Rugova, ashtu siç tha Ramushi, para lufte nuk e kisha njohur, e njoha pas lufte dhe gjatë luftës në Republikën e Maqedonisë se atëhershme e të Veriut të sotëm!
Unë kam punuar mjaft me dr. Ibrahim Rugoven, po do veçoja vetëm një, derisa kjo Akademi, me rastin e 80 vjetorit të ditëlindjes së Tij i përkushtohet!