Rusia është “plotësisht e gatshme” për një konflikt me NATO-n në Arktik, paralajmëroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Ne shohim NATO-n duke shtuar stërvitjet në lidhje me krizat e mundshme në Arktik”, tha Sergej Lavrov, sipas medias shtetërore ruse.

“Vendi ynë është plotësisht i gatshëm të mbrojë interesat e tij ushtarakisht, politikisht dhe nga pikëpamja e teknologjive të mbrojtjes”, shtoi ai.

Komentet e Lavrov shënojnë raundin e fundit të reagimeve të forta nga Kremlini, i cili në mënyrë të përsëritur ka kërcënuar të fillojë luftën bërthamore kundër NATO-s dhe aleatëve të saj në vitet e fundit, shkruan politico.

Lavrov paralajmëroi se “Arktiku nuk është territor i aleancës së Atlantikut të Veriut” dhe tha se vende të tjera joarktike, si Kina dhe India, kanë interesa atje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume