Me datë 24.09.2024, në ora 23:00, në NJP Kamnjan, janë dorëzuar vetë personat A.I.(26) dhe A.Xh.(22) të dy nga fshati Bogovinë, të cilët paraprakishtë në NJP Zherovjan kanë qenë të raportuar nga personat M.B (34) dhe I.K (33), të dy nga fshati Negotinë e Gostivarit, se i kanë sulmuar fizikisht, ku gjatë sulmit kanë përdorur edhe një boksier metalik. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse. TS