Më datë 21.09.2024 në ora 01:50 në fshatin Bërvenicë të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin M.K. (25) nga fshati Bllacë, pasi që i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.TS