Me datë 10.09.2024 në ora 22.55 në rrethrrotullimin ndërmjet bulevardit ,,Ilinden” dhe bulevardit ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin R.J. (44) nga Gërgurnica e Tetovës, pasi që është sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësit të Ndërmarjes komunale publike. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.TS